Aktualitet

Gjendet e ngordhur në Durrës breshka e detit, peshonte 75 kg dhe me gjatësi 1 metër

4 Prill 2022, 20:09 Nga DOSJA
Gjendet e ngordhur në Durrës breshka e detit, peshonte 75 kg dhe me

DURRËS- Një breshkë deti e llojit Caretta Caretta ka dalë ditën e sotme e ngordhur në bregdetin e Durrësit. Nga ajo çka konstatohet, mendohet se ajo ka kaluar disa ditë e ngordhur në det pasi ka ënjtje dhe dëmtime të kokës nga uji.

Ndërkohë që nuk dihet shkaku që ka çuar në ngordhjen e breshkës gjigande por dyshohet se mund të jetë nga mosha apo kontakti me ujëra të ndotura. Breshka peshon 75 kg, ka gjatësi rreth 1 metër dhe mbi një gjysmë metri gjerësi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet caretta caretta durres caretta caretta durres

Sondazh

Poll