Aktualitet

Avokati Hazizaj: SPAK po përpiqet ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë

4 Prill 2022, 19:42 Nga DOSJA
Avokati Hazizaj: SPAK po përpiqet ta kthejë Bllakon në

TIRANË– Avokati i Alqi Bllako thotë se vonesa prej 12 orësh në arrestimin e ish-deputetit ka ardhur për shkaqe procedurale në ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Sokol Hazizaj gjatë një interviste në emisionin “Now” të Erla Mëhillit, tha se “vendimi i gjykatës shoqërohet me disa veprime procedurale që duan kohën e tyre”. Bllako, – shtoi ai – ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi.

Hazizaj nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë, por në rastin e ish-deputetit vjen edhe për shkak se ‘vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë’. Avokati i ish-deputetit të PS foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionar i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur pozitë të tillë, është pa kuptim.

“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik”, tha Hazizaj. Sipas tij, Bllako në detyrën pranë Ministrisë së Mjedisit ka kryer akte në përputhje me ligjin e nëpunësit civil. “Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.

Për punësimin e babait të Bllakos, në një kompani për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Hazizaj tha se ka ndodhur para se Bllako të ishte Sekretar i Përgjithshëm. Alqi Bllako u arrestua në orën 03:30 të datë 1 prill për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Fierit. SPAK akuzon se ish-deputeti ka kryer falsifikim në rastin e shpronësimit të tokës ku u ndërtua inceneratori.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako sokol hazizaj alqi bllako sokol hazizaj

Sondazh

Poll