Aktualitet

Majkon e Kodhelin i rikthen fati në Kuvend, ‘karta’ e Veliajt s’funksionoi me Xhafajn

4 Prill 2022, 18:07 Nga DOSJA
Majkon e Kodhelin i rikthen fati në Kuvend, ‘karta’ e Veliajt

TIRANË– Jo listat, as dëshira e kryeministrit Edi Rama, por fati riktheu në Kuvend tre veteran të Partisë Socialiste. Dy prej tyre, Mimi Kodheli e Pandeli Majko rimorën karriget e tyre pas largimeve nga salla, ndërsa Fatmir Xhafaj nuk e kishte të nevojshme këtë gjë, ai çau listën dhe e siguroi ulësen në Kuvend me numër votash personale. Ishte Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS-së për Tiranën që deklaroi se hartimi i listave do të kishte strategji. Sipas tij, në pjesën e parë të listës janë vendosur figura që janë spikatur gjatë tërmetit dhe pandemisë. Më pas janë listuar eksponentët me eksperiencë në PS dhe në fund të zgjedhurit nga platforma “Deputeti që Duam”. Kurse, veterantët, shtoi Veliaj do të kishin barrën e punës për të treguar se sa vlenin. por ‘karta’ e Veliajt nuk funksionoi me Xhafajn. 

“Besoj që ky mandat i ardhshëm do të jetë me një fokus shumë të madh tek vaksinimi dhe tek rindërtimi përfshi dhe proceset e tjera si Reforma në Drejtësi. Kjo është arsyeja pse pjesa e parë e listës duke filluar nga dy zonjat ikonë Luljeta Bozo profesoresha e nderuar i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Najada Çomo doktoresha e nderuar për epidemiologjinë, do të jenë simbolikisht të parat e listës por ama e gjithë lista, 1/3 e listës ka të bëjë me refliktimin e kohës ku po jetojmë. Dhe ashtu si tha dhe Kryeministri, një parti që ndryshon veten do të thotë që ndryshon me hapin e kohës. Pjesa e dytë e listës është pjesa më e konsoliduar e titullarëve. Aty janë ish-Kryeministri, ish-ministra, njerëz që për 30 vite ndoshta kanë kontribuar në PS, ata do të jenë në pjesën e dytë të listës për të shtyrë përpara sa më shumë që të hyjnë brenda në derën e Parlamentit. . Ka ardhur koha të lëmë fjalët e të tregojmë sa vlejmë.  Kurse pjesa e tretë është një kompromis për të promovuar disa djemë dhe vajza të mirë që kanë aplikuar nga platforma Deputeti që Duam, por dhe shumë prej atyre të zhgënjyer siç mund të jenë nga ish-forcat që kanë avokuar për çështjen çame apo për parti të tjera të cilët thonë jemi zhgënjyer nga fosilet e të vjetrës, duam që të jemi pjesë e një gjëje të re që gjithmonë ndryshon dhe transformon veten. Kështu që kjo është logjika e skuadrës,”- tregonte ai.

Pandeli Majko

Arrestimi i Alqi Bllakos i hapi rrugën. Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatin e Pandeli Majkos si deputet në radhët e Partisë Socaliste, pas dorëheqjes së Bllakos nga mandate. Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin e për të “çarë” listen. Bazuar në një strategji të re, Rama la jashtë veteranët socialistë në mënyrë që këta të fundit, sipas tij të tregonin se sa ‘do të punonin’, kurse të rinjtë i ngjiti në krye. Por, tashmë, jo puna, as lista, por fati e kthen sërish në sallë.

Mimi Kodheli

Kodheli zuri vendin e Najada Çmos, shefes së spitalit Infektiv e cila udhëhoqi listën e Tiranës për PS-në. Çomo u parapërgatit, ndryshoi edhe pamjen e jashtme për tu futur ndryshe krah socialistëve në Kuvend, por krejt papritur zgjidhi të heqë dorë nga mandate, me argumentin se do të qëndronte në krye të bluzave të bardha, pasi pandemia e Covid-19 ishten ë kultim e saj, Çomo iku dhe riktheu Kodhelin.

Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Brendshëm edhe pse ishte renditur i 23-ti në listë, arriti të thyejë herësin duke grumbulluar 16 mijë 738, duke u bërë edhe socialisti më i votuar në Tiranë. Në këtë mënyrë, Xhafaj nxorri jashtë Ervin Bushatin.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike fatmir xhafaj mimi kodheli pandeli majko fatmir xhafaj mimi kodheli pandeli majko

Sondazh

Poll