Aktualitet

Zhduket në mënyrë të mistershme 41-vjeçari shqiptar në Greqi, familjarët apel për ta gjetur

4 Prill 2022, 16:44 Nga DOSJA
Zhduket në mënyrë të mistershme 41-vjeçari shqiptar

GREQI– Një 41-vjeçar shqiptar është zhdukur në Greqi. 41-vjeçari i identifikuar si Panajot Kaleshi rezulton i zhdukur që prej 31 marsit kërkohet nga familjarët e tij që jetjnë në Greqi.

Lajmi është bërë publik në rrjetet sociale nga faqa “Linja e jetës” e cila merret kryesisht me njoftimet për personat e humbur. Sipas informacioneve Kaleshi kishte shkuar në zonën e Platamonës në Pire me të ëmën për të blerë disa mobilje për shtëpinë.

Në një moment ai shkëput për pak çaste nga e ëma për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momentin nuk u kthye më. Në momentin e zhdukjes ai kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza. Sipas njoftimit, jeta e tij ndodhet në rrezik.

 

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet panajot kaleshi zhduket shqiptari ne greqi panajot kaleshi zhduket shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll