Aktualitet

Manja kërkon mln € mobilje: Karriget i dua me rrotullim, perde lejla ose pana (Specifikat)

4 Prill 2022, 15:44 Nga DOSJA
Manja kërkon mln € mobilje: Karriget i dua me rrotullim, perde lejla

TIRANË– Kriza vijon, çmimet rriten dhe po ashtu edhe shpenzimet e qeverisë për mobilje. Dosja.al ka siguruar dokumentin nga Agjencia e Prokurorimeve Publike ku shihet se Ministria e Drejtësisë ka hapur një ankand përmes të cilit kërkon të rinovojë zyrat. Dhe nuk bëhet fjalë për objekte standarte zyrash. Jo, drejtuesi i këtij dikasteri Ulsi Manja i ka gustot totalisht të qarta dhe ka caktuar përmasa fiske për çdo objekt të ri që kërkon të blejë.

Madje edhe materiali është i përcaktuar, duhet arrë natyrale. Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizenjuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike. Kur vjen puna tek karriget, Manja nuk është se ndryshon shumë nga paraardhësja e tij Etilda Gjonaj, e cila gjithashtu i kërkoi me rrotullim.

Divanet tresh apo dysh kërkohet që të jenë komodë dhe me veshje lëkure. Perdet planifikohen të ndërrohen gjithashtu dhe kërkohen të jenë me ngjyrë pana ose lejla. Kondicionerë, abazhurë, ndriçues tavoline, diktofonë e celularë janë gjithashtu sendet e tjera që pritet të mbushin zyrat e Ministrisë së Drejtësisë.

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike etilda gjonaj ministria e drejtesise ulsi manja etilda gjonaj ministria e drejtesise ulsi manja

Sondazh

Poll