Aktualitet

Të gjithë drejt Përmetit/ Parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës- Dangëlli” zbardhet nga dëbora

4 Prill 2022, 09:49 Nga DOSJA
Të gjithë drejt Përmetit/ Parkun kombëtar “Bredhi i

PËRMET– Dëbora ka zbardhur edhe parkun kombëtar të “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”. Pranvera trokiti edhe në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, por ditët e para të prillit kanë sjellë sërish një shtresë dëbore për ta bërë atë edhe më tërheqës për të apasionuarit e natyrës dhe turistët. Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në të gjitha stinët e vitit por në pragun e pranverës, kur befasohet me borë bëhet edhe më tërheqës.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër postoi pamjet e magjishme  nga parku kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

Sot në Parkun Kombëtar ‘Bredhi i Hotovës – Dangëlli’’…bora nuk do të ndahet prej tij….”, njofton Azm Gjirokastër.

HARTA LIVE- Moti i keq në Shqipëri, rihapet rruga e Arbërit, reshje bore në Kukës e Korçë

(d.k)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mot i keq ne shqiperi mot i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll