Aktualitet

Negociata për presidentin? Alibeaj e mohon,”Rithemelimi”: S’ka mandat! Flet e Spiropali

4 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
Negociata për presidentin? Alibeaj e mohon,”Rithemelimi”:

TIRANË– Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur sot negociatat për të zgjedhur emrin e Presidentit të ri të vendit, pasi në korrik Ilir Meta largohet nga detyra e kreut të shtetit. Por kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur poshtë aludimet duke mohuar takimin me kolegun, Taulant Balla, i cili shoqërohet nga Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Në një prononcim për Dosja.al, Alibeaj tha se sot në Kuvend ka shkuar si zakonisht për të punuar, duke mohuar edhe lajmin e negociatave. Ndërsa anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli shkruan në emër të Partisë Demokratike dhe Komisionit të Rithemelimit se Alibeaj është i pamandatuar nga selia blu për të zhvilluar takime të tilla. Edhe pse ky i fundit e mohoi takimin me socialistët.

Nga ana tjetër Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, pasi përmes Elisa Spiropalit ka vendosur “veto” e kërkon që lideri historik i PD-së të mos jetë jesë e grupit të negociatave për emrin e ri të kreutit të shtetit. Referuar deklaratës së Sali Berishës se nuk ka ndërmend që të përfshihet fare në këtë proces, Spiropali shkruan se Berisha është vetëpërjashtuar por as PS nuk kishte gati një ftesë për të, ndërsa nuk dihet nëse janë gati për t’u takuar me mbështetëstit e tij. Po ashtu, disa orë pas tyre, në Kuvend shkoi edhe amasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për vetëm 30 minuta, por nuk dihet se ç’kanë biseduar. 

Deri më tani nuk ka asnjë emër nga palët mbi të cilin do të diskutohet, të paktën publikisht, ndërsa nga radhët e PD-së ka pasur më shumë “trazira”. Duket se negociatat kanë nisur që sot edhe pse procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin brenda datës 24 maj edhe pse Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022. Partia Socialiste ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet, ndërsa nga kampi tjetër ka pasur trazira lidhur me emrat që kanë qarkulluar në media. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. I pyetur për emrin e Lulzim Bashës si kandidat, Berisha tha se ai është propozim i Ramës e nuk merret me to, ndërsa dje Basha e rrëzoi kategorikisht si mundësi për të garuar.

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET E TJERA LIDHUR ME NGJARJEN: 

Negociatat për presidentin, Elisa Spiropali pranon negociatat: Berishën se ka ftuar askush

Alibeaj negociata për emrin e Presidentit të ri? Anëtari i ‘Rithemelimit’: S’ka mandat

Alibeaj për Dosja.al:Unë kam shkuar në punë! Negociata për presidentin? Mashtrime të medias

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore presidenti i ri tirane zgjedhja e presidentit te ri presidenti i ri tirane zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll