Sport

Kërkoi të sfidonte Amir Khan, Florian Markut i plotësohet dëshira! Në Tiranë sfida e madhe

4 Prill 2022, 14:40 Nga DOSJA
Kërkoi të sfidonte Amir Khan, Florian Markut i plotësohet

TIRANË- Florian Marku ia doli të mbrojë titullin e tij  “International ëelterëight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të pretendojë për më lart.

Në përfundim të sfidës, boksieri shqiptar i hodhi dorashkën  e sfidës një emri të madh,  siç është Amir Khan. Khan, 35-vjeç ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin WBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.

Promotori Ben Shalom, përmendi Florian Markun si një kundërshtar të mundshëm të Amir Khan dhe zgjodhi Tiranën për sfidën.Ai tha për iFL TV: “Ne do të bëjmë një ngjarje të madhe me të në Shqipëri, Për Amir Khan ka kuptim një ndeshje e tillë tani, por edhe për Florian Markun.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amir khan florian marku amir khan florian marku

Sondazh

Poll