Aktualitet

Tiranë, hidhnin në treg kartmonedha 50 euro false, 5 në pranga, 3 prej tyre të mitur

4 Prill 2022, 11:57 Nga DOSJA
Tiranë, hidhnin në treg kartmonedha 50 euro false, 5 në pranga, 3

TIRANË- Pesë të rinj janë vënë në pranga në Tiranë me finalizimin e operacionit të koduar policor “Money Scam”. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se në pranga u vunë Ersi Pula, 19 vjeç, Endri Hasanllari, 19 vjeç ndërsa janë arrestuar edhe 3 adoleshentë të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Të rinjtë, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës. Ndërkohë që aksioni nuk është ndalur me kaq, pasi nga ana e Policia vijon nga  puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Money Scam”.  Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Money Scam”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet endri hasanllari ersi pula operacioni money scam tirane endri hasanllari ersi pula operacioni money scam tirane

Sondazh

Poll