Sport

Vllaznia gati për të harruar polemikat e Kupës, pret Kastirotin

4 Prill 2022, 06:40 Nga DOSJA

SHKODER – Vllaznia nuk arrin që të fitojë prej një muaji, teksa në katër ndeshjet që ka zhvilluar ka pësuar dy humbje e ka marrë vetëm 2 barazime. Skuadra shkodrane garon në dy fronte, por natyrisht që kërkon që të sigurojë një biletë për në Conference League që nga kampionati, ku do të kërkojë që të shfrytëzojë dhe hapin e gabuar të Kukësit që barazoi të shtunën.

Trajneri Elvis Plori nuk do të ketë të disponueshëm sërish Gurishtën, i cili vijon të jetë i dëmtuar. Në 9 ndeshjet e fundit si pritës në kampionat, Vllaznia ka pësuar vetëm 1 humbje, në klasiken me Tiranën, një tregues se faktori fushë ndikon tek skuadra kuqeblu.

Përballë do të jetë Kastrioti, një prej ekipeve që në fazën e tretë ka pasur një rritje të dukshme. Skuadra e Emiljano Çelës nuk njeh humbje në katër ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore, ku ka koleksionuar 3 fitore dhe 1 barazim duke pësuar vetëm një gol. Megjithatë, sfidat në transferta nuk janë një pikë e fortë e skuadrës krutane, që ka arritur vetëm 1 sukses jashtë shtëpi, ndaj Teutës në tranfertën e fundit.

Vllaznia ka arritur që t’i marrë 6 pikë të plota në dy ndeshjet e zhvilluara këtë edicion skuadrës së Kastriotit, por në këtë përballje do të jetë një tjetër muzikë, me krutanët që kanë patur një performancë shumë më të mirë se shkodranët në javët e fundit dhe duket e vështirë për të bërë një parashikim për skuadrën që do të jetë favorite.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnetsuperiore #kampionatishqiptar kastrioti vllaznia #abissnetsuperiore #kampionatishqiptar kastrioti vllaznia

Sondazh

Poll