Sport

VD/ Xavi: “Ishtë një fitore e madhe, me vlerë gjashtë pikëshe”…

4 Prill 2022, 05:49 Nga DOSJA
VD/ Xavi: “Ishtë një fitore e madhe, me vlerë gjashtë

SPANJE – Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Sevillas. “Nuk mund ta besoja që nuk po fitonim, ne e meritonim por gjithmonë kishte një këmbë të një lojtari të Sevillas”,– shprehet trajnerri i katalanëve. Pasi mundi andaluzianët, ai vlerësoi rivalin e tij: “Sot mundëm një super skuadër, një nga ato që ju i quani “të mëdhenjtë”, ne mundëm një tjetër të madhe”.

Xavi theksoi se “është një fitore me gjashtë pike, që na tregon se ku jemi”, duke shtuar për ndeshjen se “në përgjithësi ishim superiorë, krijuam shumë raste, por portieri Bono ishte shumë i mirë. Ata janë skuadra më e mirë mbrojtëse në La Liga dhe kishin humbur vetëm dy ndeshje”. Trajneri i Barçës iu referua faktit, se “fituam edhe ‘mesataren’ e golave për të ardhmen”. 

Në lidhje me Pedriu, golashënuesin e Barçës, ai theksoi se “personalisht e inkurajoj që të gjuajë sepse ka një gjuajtje të mirë, por gjithmonë ka parasysh pasimin e fundit, pasimin vendimtar, ka ndodhur edhe mua. Por ka momente që ai e kupton dhe gjuan. Sot shënoi një gol të madh”.

Për gjykimin Xavi tha se “më vjen inat se më duket ata kujtojnë se jam duke luajtur ende. Gjyqtarët duhet të kuptojnë se duhet të jenë të qetë. Unë i besoj shumë ndershmërisë së arbitrave. Nuk më pëlqen të flas më shumë, ata duhet të flasin. González Fuertes ju mund ta pyesni pse fishkëlliu ose çfarë pa. Por unë nuk mund të flas në emër të gjyqtarëve, unë besoj në ndershmërinë e tij”.

Së fundi, ai tha se “të paktën ne do të përpiqemi të fitojmë La Ligën. Kur nuk varet nga vetja, ne duhet të shikojmë tjetrin. Është e vështirë për Madridin të dështojë kaq shumë, por ne do të përpiqemi deri ne fund.”

? Xavi talks about the win over Sevilla pic.twitter.com/ap8zhW6lLo

— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 4, 2022

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën një lajm i mirë ky për xavi hernandez telefoni i xavi hernandez çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën një lajm i mirë ky për xavi hernandez telefoni i xavi hernandez

Sondazh

Poll