Sport

VD/ Jude Bellingham, objektivi i ri i Madridit është “absolutisht i frikshëm”…

4 Prill 2022, 05:05 Nga DOSJA
VD/ Jude Bellingham, objektivi i ri i Madridit është

SPANJE – Bota e futbollit vazhdon të lëvdojë një nga premtimet më të mëdha të peizazhit aktual: Jude Bellingham. I fundit, që i është bashkuar kësaj vale, ka qenë Andy Cole, legjenda e futbollit anglez, i cili ka një Champions League (Manchester United) dhe më shumë se një duzinë titujsh kombëtarë.

Pas një bisede në “Football Daily” për tregun që do të planifikohej nga ish-skuadra e tij, United, ai refuzoi opsionin e shpenzimit të 150 milion paundëve për një mesfushor si Declan Rice dhe shpejt e vuri theksin te Bellingham, si një shembull të një futbollisti që duhet të investohet.

“Nëse mundësia hapet për ju këtë verë për të nënshkruar me Rajs, apo për të nënshkruar Bellingham… Më kuptoni, unë personalisht do të shpenzoja 150 milion £ për të dytin.

I sheh gjërat që ai bën kur është 18 vjeç mahnitesh. Ai vrapon, rimerr pozicionin poshtë, ka një talent të madh, shënon gola. Më duket absolutisht e frikshme, që një djalë i tillë i ri, është i aftë të bëjë gjithë këto. Shoh Rajs dhe shoh një lojtar të madh, kjo është e qartë, dikush që e kupton shumë mirë se cili është roli i tij dhe e përmbush atë në një mënyrë të shquar. Por shoh Bellingamin dhe… Nuk e di, është një energji tjetër. Ai shënon gola spektakolar,”- tha ai.

Ai është aktualisht 18 vjeç, luan për Borussia Dortmund dhe ka një kontratë deri në vitin 2025. Vlera e tij është rreth 75 milionë euro, sipas Transfermarkt. Mes Florentino Pérez dhe Hans-Joachim Watzke, administratorit të Dortmundit, ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Por Bellingham, i cili po shkëlqen, për Andy Cole do të ishte një investim i garantuar.

? “£150M for a holding midfield player? That’s a lot of money. Not sure how many goals he’s going to get you from that position.”

Andy Cole is not convinced by the price tag of Declan Rice and would prefer Man United to sign Jude Bellingham in that position pic.twitter.com/nTfDSORkLd

— Football Daily (@footballdaily) April 3, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andy cole autobusi i real madridit jude bellingham reali i madridit andy cole autobusi i real madridit jude bellingham reali i madridit

Sondazh

Poll