Sport

Neymar, Mbappé dhe Messi, tre ‘moskëtjerët’ e PSG-së. Kylian qetëson parizienët…

4 Prill 2022, 04:38 Nga DOSJA

FRANCE Një dritë shprese përsëri për tifozët parizienë. Ylli i tyre aktualisht ka lëshuar disa fjalë, të cilat lenë vend për t’u interpretuar dhe komentuar sipas dëshirave.

Sulmuesi i PSG -së, Kylian Mbappé, siç raportohet nga “RMC Sport”, ka folur për fitoren ndaj Lorientit, ku ishte në mesin e protagonistëve, por edhe për të ardhmen e tij.

“Është normale të dëgjosh zemëratë, tifozët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre. Në Madrid të gjithë kemi humbur. Jemi të gjithë në të njejtën barkë dhe të gjithë kemi bërë gabime. Ovacion sonte? Unë shijoj gjithmonë të tashmen dhe jam i lumtur që e kam këtë dashuri rreth meje. Përpiqem të rikthej gjithë besimin që më japin njerëzit. Unë më i miri i Botës? Janë të tjerët ata që duhet ta thonë. E ardhmja? Ka gjasa që edhe të qëndroj në Paris.”

Në fitoren e thellë 5-1 dhe të padiskutueshme të PSG ndaj Lorient, ylli i parizienëve Kylian Mbappe ishte autori i dy golave, të realizoi në minutën e 28-të dhe të 67-të.

Gjithashtu dy gola shënoi edhe braziliani Neymar në minutat 12 dhe 90. Në këtë ndeshje shënoi edhe Leo Messi në minutën e 73-të, i cili për herë të fujndit kishte shënuar më 6 shkurt, në fitoren po 5-1 të PSG-së në transfertë ndaj Lille.

Pas javës së 30-të, Paris SG kryeson renditjen e Ligue 1 me  68 pikë, e ndjekur nga Marseille me 56 pikë, ndërkohë që kampionatit francez i kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u luajtur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi kylian mbappé dhe erling haaland kylian mbappe dhe neymar atyre të kylian mbappe e lionel messi kylian mbappé dhe erling haaland kylian mbappe dhe neymar

Sondazh

Poll