Sport

Vendimi i arbitrit dhe disa fjalë nga stoli i Interit, Allegri del nga vetja, flak xhaketën

3 Prill 2022, 21:44 Nga DOSJA
Vendimi i arbitrit dhe disa fjalë nga stoli i Interit, Allegri del nga

ITALI- Hedhja e xhaketës është një nga imazhet më ikonike të Massimiliano Allegrit. Megjithatë, ajo ka disa variacione. Ndërsa hera e parë ngjall kujtime të ëmbla për tifozët e Juventusit, (fitorja me Carpin), ajo që pamë në ndeshjen Juventus-Inter është diçka që tregon zemërim.

Gjithçka erdhi pas vendimit të arbitrit Irrati që përsëriti penalltinë, por zemërimi nuk ishte vetëm me gjyqtarin, tekniku u grind edhe me stolin e Interit, duke bërtitur fraza të perceptuara mjaft qartë, dëgjuar nga mikrofonat (Nuk është penallti, çfarë dreqin po thua).

Në emocionet e momenteve dinamika nuk është plotësisht e qartë: një fjalë më shumë, një shaka e padëshiruar, diçka nga pankina e zikaltërve e çoi atë në tërbim, bashkë me vendimin e Irratit. Gjëra që ndodhin. Sidomos kur luhet Juve-Inter.

 

Max Allegri was not happy. ? pic.twitter.com/GPEwgh8GCc

— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) April 3, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri inter juventus allegri inter juventus

Sondazh

Poll