Sport

VAR, penallti, gol/ Juve-Inter mbyllet me polemika, Calhanoglu ‘ngrin’ bardhezinjtë

3 Prill 2022, 21:06 Nga DOSJA
VAR, penallti, gol/ Juve-Inter mbyllet me polemika, Calhanoglu

ITALI- Me një penallti nga Calhanoglu në minutën e 50-të të pjesës së parë, Inter mundi Juventusin 1-0 në ‘Allianz Stadium’ në javën e 31-të të Serie A. Një lojë beteje me të dyja skuadrat që shpresonin të qëndronin në luftën për titull. Vendasit ishin më kërkues, fillimisht do të ishte traversa e Chiellinit që do të shpëtonte Interin, ndërsa Juventus humbet disa mundësi me Morata-n dhe Vlahovic.

 

Më pas episodi i diskutueshëm, para përfundimi të pjesës së parë me Morata-n që shkakton penallti ndaj Dumfries. Calhanoglu gabon penalltinë, por arbitri Valeri e përsërit pasi Chiellini ishte brenda zonës së 16-metrave. Mesfushori turk do të tregohej i saktë në tentativën e dytë.

Në pjesën e dytë, e gjitha foli për Juventusin që nuk ia doli të shënojë, ku mund të përmendet edhe shtylla e Zakarias. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 63 pikëve dhe vetëm pret rezultatin e Milanit që do të luajë nesër ndaj Bologna-s.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport calhanoglu inter juventus calhanoglu inter juventus

Sondazh

Poll