Sport

VAR i prish festën Teutës, Skënderbeu merr një pikë, por nuk i bën punë për mbijetesën

3 Prill 2022, 17:21 Nga DOSJA
VAR i prish festën Teutës, Skënderbeu merr një pikë,

DURRËS-Nuk ka fitues në takimin mes Teutës dhe Skënderbeut. Takimi i javës së 27-të, e vlefshme për Kategorinë Superiore përfundoi me shifrat 0-0. Barazimi i tretë radhazi për Skënder Gegën, por ekipi korçar ka nevojë për fitore për të shpëtuar. Një pjesë e parë që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur, me vetëm disa ngacmime të vogla, ku nervozizmi ishte më tepër prezent.

Mundësia reale mund të konsiderohet e minutës së 22’ kur Elvi Berisha hodhi një top në zonë dhe portieri Pano Qirko devijoi saktë. Ndeshja u ndez vetëm në pjesën e dytë, . Mara dhe Pusi iu afruan golit, të cilin e gjeti Artan Jazxhi për kampionët në fuqi. Ishte minuta e dytë shtesë, por VAR-i anuloi golin për pozicion të parregullt të mbrojtësit durrsak.

Përfundimisht 0-0, me Teutën që ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë. Barazimi numër 11-të i Skënderbeut, që mbyll renditjen me 20 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu teuta skenderbeu teuta

Sondazh

Poll