Sport

Australia do të përdorë inteligjencën smart për të luftuar urrejtjen në mediat sociale

3 Prill 2022, 14:10 Nga DOSJA
Australia do të përdorë inteligjencën smart për të

AUSTRALI – Në kontinentin e largët do të përdoret inteligjenca smart për të izoluar nga rrjetet sociale të ligave të ndryshme profesionale dhe lojtarëve të futbollit  të gjitha mesazhe me përmbajtje urrejtjeje, raciste, mizogjene ose anti-LGTBI.

Kjo nismë është miratuar pas një marrëveshjeje midis Federatës së Futbollit dhe Shoqatës së Lojtarëve Australianë, nga njëra anë, dhe kompanisë “GoBubble”, e cila do të përdorë inteligjencën smart për të fshehur mesazhet me përmbajtje urrejtjeje në rrjetet sociale, raportoi të dielën kanali “7 News”.

Programi, i cili monitoron rrjetet për të parandaluar mesazhet dhe përmbajtjet abuzive, fyese ose të dëmshme, do të zbatohet si për ligën e meshkujve, ashtu edhe për femrat.

“Futbolli ka fuqinë unike për të lidhur njerëzit nga të gjitha sferat e jetës dhe ne duam që ligat kryesore të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe të sigurta në të gjitha nivelet, si në internet ashtu edhe në jetën reale,“- tha administratori i Football Leagues, Danny Townsend.

“Nuk ka vend për abuzim në internet në ndeshjet tona dhe kjo iniciativë është pjesë e detyrimit tonë për t’u kujdesur për lojtarët dhe mbështetësit tanë,”- shtoi Townswend.

Shkurtin e kaluar, ligat australiane të futbollit testuan përkohësisht “GoBubble”, i cili fsheh mesazhet me përmbajtje urrejtjeje, si për lojtarët ashtu edhe për tifozët e tyre.

Në vitin 2020, lojtari 22-vjeçar Josh Hope la futbollin për shkak të ankthit për ngacmimin në rrjetet sociale , ndërsa profesionisti japonez Kisino Yengi ishte viktimë e sharjeve raciste.

Josh Cavallo, i vetmi lojtar në ligën e futbollit australian që ka deklaruar hapur homoseksualitetin e tij, u ofendua për orientimin e tij seksual janarin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australia në recesion fyerjeve raciste ndaj tre futbollistëve inteligjenca smart krymeinistri australian mbylohet me domate përmbajtje urrejtjeje australia në recesion fyerjeve raciste ndaj tre futbollistëve inteligjenca smart krymeinistri australian mbylohet me domate përmbajtje urrejtjeje

Sondazh

Poll