Sport

Çfarë e bëri Mourinhon nervoz? Trajneri e ka me gazetarin; Je agresiv, por para meje…

3 Prill 2022, 15:49 Nga DOSJA
Çfarë e bëri Mourinhon nervoz? Trajneri e ka me gazetarin; Je

ITALI– Jose Mourinho është jashtëzakonisht i përpiktë dhe tepër i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që e rrethon atë dhe ekipin e tij. Dhe ajo që ndodhi të shtunën gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sampdorias. Trajneri portugez, para se t’i përgjigjej një pyetjeje të bërë nga një gazetar, në fakt e ka “poshtëruar”.

Alessandro Austini, gazetari i njohur roman i Il Tempo, i ka bërë trajnerit portugez një pyetje që dukej mjaft banale, në lidhje me modulin që do të përdorte skuadra verdhekuqe nga tani deri në fund të sezonit. Sidoqoftë, përgjigja e Special One ishte mjaft e papritur.

“Pasi ju dëgjova dje në radio, prisja një pyetje shumë më agresive, shumë më kritike dhe të dhunshme”, u shpreh Mourinho. “Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë. Konkluzioni është se në radio je super agresiv, super i dhunshëm, pastaj vjen dhe para meje bën m**in në brekë”. Gazetari u përgjigj menjëherë: “Pra, le të flasim për radion nëse kjo pyetje është shumë e lehtë”. Gjithsesi, si gjithmonë, fjalën e fundit e ka Mourinho: “Po, është shumë e lehtë, por nuk ka problem”.

 

#Mourinho nervoso in conferenza stampa pic.twitter.com/rKgBkihcqk

[email protected] (@erfred111) April 2, 2022

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll