Sport

“Ishte pa ndjenja”/ Tifozi e goditi me shkelm, zbulohet gjendja e portierit të Ballkanit

3 Prill 2022, 16:34 Nga DOSJA
“Ishte pa ndjenja”/ Tifozi e goditi me shkelm, zbulohet gjendja e

KOSOVË– Stivi Frashëri ka qenë sot viktimë e sulmeve të tifozëve të Gjilanit në fund të ndeshjes me Ballkanin. Pasi Enea Koliçi barazoi sfidën për Gjilanin në shtesë, tifozët vendas hynë në fushë dhe në rrëmujë e sipër goditën në kokë Frashërin duke e lënë të shtrirë e duke bërë që të dërgohej me urgjencë në spital.

“Tani është kthjellur dhe po merr infuzion. Pastaj do të dërgohet në rezonancë”, tha Idriz Hajrizi, një nga zyrtarët e klubit të Ballkanit.

Lojtari kishte mbetur pa ndjenja në momentin që është goditur në kokë nga tifozët kundërshtarë, duke i rrezikuar seriozisht tjetrën. “Stivi Frashëri u dërgua në spital dhe ishte pa ndjenja për 20 minuta”, ishin fjalët e Arsim Kabashit, presidentit të Ballkanit rreth kësaj ngjarje të rëndë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ballkani kosove stivi frashëri ballkani kosove stivi frashëri

Sondazh

Poll