Sport

Milan, kujdes! Napoli e ka seriozisht titullin, i jep leksion Atalantës së Gjimshitit

3 Prill 2022, 15:37 Nga DOSJA
Milan, kujdes! Napoli e ka seriozisht titullin, i jep leksion Atalantës

ITALI– Napoli vazhdon të ëndërrojë për titullin kampion. Në javën e 31-të të Serie A, skuadra e kaltër fiton në transfertë ndaj Atalantës me shifrat 3-1 dhe barazon me pikë Milanin kryesues me 66 pikë. Insigne në minutën e 14’ nga penalltia dhe Politano në minutën e 37’ vendosën në këtë pjesë të parë.

Në fraksionin e dytë,Atalanta reagoi me golin e De Roon në të 58-tën, por  Elmas për Napolin shuan çdo shpresë të Atalantës për të marrë pikë. Një fitore e rëndësishme për Napolin që duket se tani e ka seriozisht titullin kampion, ndërsa telashet janë të gjitha për Atalantën, që këtë sezon vështirë se mund të arrijë zonën Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta napoli atalanta napoli

Sondazh

Poll