Sport

Ndërpritet ndeshja Gjilani-Ballkani, tifozët sulmojnë portierin Stivi Frashëri…

3 Prill 2022, 14:40 Nga DOSJA
Ndërpritet ndeshja Gjilani-Ballkani, tifozët sulmojnë portierin

KOSOVE – Ballkani ka dalë me një reagim për ndeshjen e ndërprerë me Gjilanin në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Theranda ishte mysafire i gjilanasëve, por në sekondat e fundit të takimit ndodhi një skenë e shëmtuar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ballkani ka sjell pamje nga sulmi i tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të tyre, Stivi Frashëri.

“Është ndërprerë ndeshja, pasi tifozët e Gjilanit e sulmojnë portierin tonë Stivi Frasheri”, thuhet në postimin e tyre.

Edhe pse kishte një minutë kohë nga përfundimi i ndeshjes, që ishte në barazim 1-1, ende nuk është marrë vendim se a do të vazhdojë apo do të ketë masa ndaj klubit të Anamoravës, raporton Telegrafi.

 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ballkani i shkembit derbi i gjilanit drita e gjilanit ballkani i shkembit derbi i gjilanit drita e gjilanit

Sondazh

Poll