Sport

Arbitri i jep një dorë Realit drejt suksesit, ajo që ndodhi sot nuk arrihej prej 17 vitesh

2 Prill 2022, 18:50 Nga DOSJA
Arbitri i jep një dorë Realit drejt suksesit, ajo që ndodhi sot

SPANJË– Real Madrid rikthehet te fitorja pas humbjes që pësoi ndaj Barcelonës dy javë më parë. Skuadra madrilene ia doli të fitonte ndaj Celta Vigos me shifrat 2-1 dhe për momentin shkon +12 nga Sevilla i vendit të dytë. Në minutën e 19′ Benzema do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa vendasit do të barazonin në minutën e 53′ me Noliton.

Në këtë fraksion, Real Madrid ia doli të fitonte dy penallti. Në minutën e 64′ Benzema do të hipnotizohej nga Dituro, por pesë minuta më vonë, do të ishte sërish sulmuesi që shënoi golin e fitores. Kurioziteti i mbremjes ka te beje me faktin qe prej 17 vitesh Real Madrid nuk fitonte 3 penallti brenda nje ndeshje ne La Liga. Ka ndodhur sonte ndaj Celta Vigo ku Benzema eshte paraqitur 3 here dhe ka shenuar dy duke humbur 1.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport celta vigo real madrid sevilla celta vigo real madrid sevilla

Sondazh

Poll