Sport

Gareth Bale drejt Serie A? Lajm i pabesueshëm nga Italia: “Ka pasur kontakte reale”

2 Prill 2022, 10:03 Nga DOSJA
Gareth Bale drejt Serie A? Lajm i pabesueshëm nga Italia: “Ka pasur

ITALI– Vetëm pesë paraqitje gjatë gjithë sezonit me Real Madrid midis La Liga-s dhe Champions League. Kjo është ‘fotografia’ e Gareth Bale, tashmë shumë afër largimit nga kryeqyteti spanjoll pas nëntë vitesh plot tituj, por vitet e fundit me probleme fizike dhe shumë dëmtime.

Në orët e fundit kanë qarkulluar edhe thashetheme lidhur me një lamtumirë të futbollit, hipotezë që me siguri do të dështonte nëse Uellsi do të shkojë në Botërorin e Katarit në finalen e play-off-it me çiftin fitues Skoci-Ukrainë. Pra, nëse karriera e Bale vazhdon, Milan është ndër klubet e gatshme për të firmosur me uellsianin.

Siç raporton gazeta ‘Sport’, Paolo Maldini ka kontaktuar tashmë agjentin e Bale, Jonathan Barnett, për të kuptuar shifrat e operacionit, por paga e lartë e lojtarit mund të prishë planet, megjithatë Bale mund të magjepsej nga mundësia për të jetuar një tjetër aventurë me një klub të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale maldini milan bale maldini milan

Sondazh

Poll