Sport

Intervista për BBC/ Florian Marku kërkon fitoren e 11 në karrierë; Kundërshtari është…

2 Prill 2022, 18:26 Nga DOSJA
Intervista për BBC/ Florian Marku kërkon fitoren e 11 në

ANGLI- Ditën e shtunë, Florian Marku ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës në boksin profesionist. Shqiptari do të përballet me ish-kampionin britanik Chris ‘Rock n Rolla’ Jenkins. ‘Mbreti Shqiptar’ ruajti rekordin e tij si i pamposhtur në nëntor duke fituar ndaj Jorick Luisetton, ndërsa Jenkins vjen në këtë duel me një sukses vendimtar ndaj ish-kampionit të unifikuar të botës në peshën super të lehtë Julius Indongo në Cardiff në fillim të këtij muaji.

Marku numëron 11 ndeshje si boksier profesionist (të 12-ën e ka sonte), nga të cilat ka fituar 10 dhe ka barazuar vetëm një ndaj britanikut Jamie Steëart, në një sfidë ku kontestoi ashpër rezultatin e arbitrave. Ai që shpallet fitues do të bëjë një hap të madh më afër konkurrimit për titujt kryesorë këtë vit. Në një intervistë për BBC, Florian Marku do të tregonte fillimet e karrierës.

“Kam lindur në Shqipëri dhe jam rritur në Greqi, teksa e kam nisur me kickbox-in, duke regjistruar rreth 100 ndeshje në karrierë. Kam punuar shumë vazhdimisht dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër beteja të humbura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi”, shprehet Marku.

Më pas Marku zbulon se të luftojë në ring ka qenë ëndrra e tij e bërë realitet, teksa komenton edhe kundërshtarin e mbrëmjes së sotme, të cilin e cilëson të duhurin për të vijuar rekordin e tij në boks.

“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia”, deklaroi Marku.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll