Sport

Arsenal në zonën Champions, Napoli dhe Inter ‘bëjnë kryqin’ të mos ndodhë! (MOTIVI)

2 Prill 2022, 09:51 Nga DOSJA
Arsenal në zonën Champions, Napoli dhe Inter ‘bëjnë

ANGLI– Gjashtë fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Premier League: me këtë ritëm emocionues, Arsenal është ngjitur në renditje për t’u konsoliduar në vendin e katërt. Dhe nëse Arsenal do të ruante një vend për në Champions League, do të ishte një tjetër klub nga i cili skuadrat italiane do të duhej të ruheshin në merkaton e verës.

Sipas CBS, në fakt, klubi anglez po vazhdon të monitorojë situatat te Napoli dhe Inter në lidhje me Victor Osimhen dhe Lautaro Martinez. Drejtuesit mendojnë të nisin një kurs të ri në majën e sulmit mbështetur nga të rinjtë Saka dhe Smith-Rowe.

Profili që kërkon klubi londinez është ai i një goleadori. Dhe, në këtë pikë, si nigeriani ashtu edhe argjentinasi do të ishin perfekt. Arteta i sheh zi gjedhje të para, ndjekur nga kanadezi i Lille, Jonathan David, sulmuesi i Everton, Dominic Calvert-Leëin dhe sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal inter lautaro martinez napoli osimhen arsenal inter lautaro martinez napoli osimhen

Sondazh

Poll