Sport

E shkreta Dinamo, Egnatia e mposht në sfidën direkte, dështon trajneri italian?!

2 Prill 2022, 16:58 Nga DOSJA
E shkreta Dinamo, Egnatia e mposht në sfidën direkte, dështon

ELBASAN– Dinamo vazhdon krizën e rezultateve dhe tani rrezikon seriozisht qëndrimin në Kategorinë Superiore. Në javën e 27 kryeqytetasit munden nga Egnatia me shifrat 0-2, rivali direkt për mbijetesë. Miqtë do të shënonin në minutën e 28′ me Pedro Auguston, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua, pasi lojtari i Egnatias kishte shkaktuar faull.

 

Do të duhej minuta e 44′ që Ademi t’i dhuronte avantazhin Egnatias. Dinamo shkon në dhomat e zhveshjes me moral të dobët. Në fraksionin e dytë, blutë tentuan disa herë me Mihanën dhe Ibrahimin por pa mundur të shënonin. Skuadra e Egnatias luajti me kundërsulme dhe në minutën e 90′ Pedro Augusto do të shënonte golin e dytë. Me këtë fitore Egnatia shkon në kuotën e 27 pikëve në vend të tetë, teksa Dinamo renditet në vend të nëntë me 23 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo egnatia dinamo egnatia

Sondazh

Poll