Sport

‘Do të luftoj për ju’/ Mihajlovic nga spitali, karikon skuadrën për ndeshjen ndaj Milanit

2 Prill 2022, 15:04 Nga DOSJA
‘Do të luftoj për ju’/ Mihajlovic nga spitali, karikon

ITALI- Sinisa Mihajlovic foli me skuadrën e tij, në rifillimin e stërvitjeve për Bolonjën në kuadër të ndeshjes kundër Milan. Trajneri serb, i shtruar për mjekim në spitalin Sant’Orsola, ka dashur t’u shpjegojë personalisht situatën atyre lojtarëve që kanë munguar për shkak të angazhimeve me ekipet kombëtare. Për ta bërë këtë, ai u lidh përmes video-telefonatës në të cilën morën pjesë të gjithë, nga drejtuesit tek stafi teknik dhe lojtarët.

Mihajlovic ka dashur të shpjegojë në vetën e parë situatën dhe hapat e ardhshëm në rrugën e trajtimit që do t’i duhet të përballojë që do ta mbajë larg stolit për disa javë. Takimi, siç raportohet, u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pozitive, me trajnerin e Bolonjës, i cili u përpoq të qetësonte të gjithë duke marrë në këmbim premtimin e angazhimit maksimal në fushë, pavarësisht mungesës së tij në fushë.

“Unë nuk do të jem fizikisht atje – tha ai – por mendërisht do të jem gjithmonë aty, dhoma është e rregulluar, do të shoh të gjitha seancat stërvitore dhe gjatë ndeshjeve jam në lidhje të drejtpërdrejtë me stafin. Në dhomën time të spitalit nuk do të tërhiqem një centimetër dhe do të luftoj për ju dhe jam i sigurt se ju do të luftoni për mua.

Ne e kemi kapërcyer këtë situatë një herë dhe ju keni qenë të mrekullueshëm: mund ta bëjmë përsëri, nuk kam dyshime dhe jam i sigurt se do të jetë kështu. Jeta nuk jetohet në mungesë problemesh por pavarësisht problemeve nuk është një vijë e drejtë, ka edhe gropa, por do të ngrihemi. E asnjë frikë në San Siro, pavarësisht 60 mijë spektatorëve. Shkoni e luani”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bologna mihajlovic milan bologna mihajlovic milan

Sondazh

Poll