Sport

Jo flamurëve LGBT në Katar, shefi i sigurisë: Nëse e shoh në stadium, do ta heq menjëherë!

2 Prill 2022, 14:54 Nga DOSJA
Jo flamurëve LGBT në Katar, shefi i sigurisë: Nëse e shoh

KATAR– Që kur zyrtarët e FIFA-s i dhanë Katarit mundësinë për të organizuar Kupën e Botës 2022, ka pasur polemika në lidhje me masat konservatore që vendi ka për tifozët që do të vijnë.Edhe pse martesa e të njëjtit seks konsiderohet krim në Katar, shefi i sigurisë, Abdulaziz Abdullah Al Ansari komentoi se çiftet LGBT+ do të pranoheshin gjatë Kupës së Botës. Megjithatë, ai theksoi se në stadiumet e Katarit do të jetë e ndaluar të futen flamuj në mbështetje të lëvizjes LGBT.

Organizatorët e FIFA-s dhe të Kupës së Botës e bënë të qartë se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë në tetë stadiume me respekt të plotë për orientimin e tyre seksual.

“Nëse ai (një tifoz) do të ngrejë flamurin në mbështetje të LGBT, atëherë do të shkoj personalisht dhe do t’ia heq nga duart. Kjo jo sepse kam diçka kundër tyre, por për të garantuar sigurinë pasi turma mund të reagojë në një mënyrë tjetër. Unë nuk mund të garantoj sjelljen e të gjithë njerëzve. Dhe unë do t’i them atij: ‘Të lutem, nuk ka nevojë ta ngresh atë flamur në’.”

Me gjithë komentet e tij, Al Ansari deklaroi gjithashtu se tifozët e LBTQ+ nuk do të ndiqen penalisht dhe i fton ata të vijnë në Kupën e Botës dhe të kalojnë bukur.”Rezervoni dhomën së bashku, flini së bashku – kjo është diçka që nuk na shqetëson,” tha ai. “Ne jemi këtu për të menaxhuar turneun.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abdulaziz abdullah al ansari fifa katar abdulaziz abdullah al ansari fifa katar

Sondazh

Poll