Sport

PREMIER LEAGUE/ Broja sërish ‘thatë’, Man.City rimerr kreun, Brantford trondit Chelsea-n

2 Prill 2022, 16:32 Nga DOSJA
PREMIER LEAGUE/ Broja sërish ‘thatë’, Man.City rimerr

ANGLI– Java e 31′ e Premier League prodhoi sa rezultate të bukura, aq edhe intersante. Chelsea u mund nga Brentford me shifrat 4-1. Pas pesë fitoreve rradhazi skuadra londineze mori një goditje të rëndë.

Manchester City fiton me shifrat 0-2 ndaj Burnley-t dhe rimerr kreun e renditjes. Golat u shënuan nga De Bruyne dhe Gundogan, ndërsa më pas menaxhuan mirë ndeshjen, për t’u larguar me tre pikë. Armando Broja luan një tjetër ndeshje si titullar për Southampton, por as këtë herë nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë, në transfertën ndaj Leeds United, të cilës i ka shënuar edhe golin e parë të tij në Premier League.

Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë për 90-minuta, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe duke u treguar aktiv tërë kohës, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Southampton mori një pikë falë barazimit 1-1.Në sfidat e tjera, Wolves triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Aston Villës, ndërsa Brighton dhe Norwich ndanë pikët falë barazimit pa gola.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja premier league broja premier league

Sondazh

Poll