Sport

Milan-Inter, derbi edhe në merkato| Dy klubet në sulm për “xhevahirin” 60 milionësh

1 Prill 2022, 12:35 Nga DOSJA
Milan-Inter, derbi edhe në merkato

ITALI- Rivalë në fushë në sprintin e kampionatit dhe gjithashtu armiq në merkato. Inter dhe Milan janë në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm dhe, sipas gazetës portugeze A Bola, kanë synuar të njëjtin profil: Darwin Nunez të Benfica-s. Për sulmuesin 22-vjeçar nga Uruguaji klubi portugez kërkon 60 milionë euro.

Nunez po josh shumë klube falë 26 golave ​​të tij në 31 paraqitje. Kërkesat e klubit portugez janë të larta edhe për shkak të klauzolës së largimit prej 150 milionë eurosh.

Konkurrenca megjithatë është e ashpër, duke nisur nga Premier League, destinacioni më i pëlqyer për futbollistin. Pika e nisjes është 60 milionë euro, shifër që mund të rritet sepse Benfica do të duhet të paguajë Almerian, pasi klubi spanjoll zotëron 20% të kartonit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benfica darwin nunez inter milan benfica darwin nunez inter milan

Sondazh

Poll