Sport

E rrahën bashkë me babanë dhe i vodhën makinën, futbollisti i Lazio-s përfundon në spital

1 Prill 2022, 11:43 Nga DOSJA
E rrahën bashkë me babanë dhe i vodhën makinën,

ITALI– Frikë e madhe për lojtarin e Lacios, Raul Moro. Sulmuesit spanjoll iu grabit makina në orët e vona të së enjtes, teksa po udhëtonte së bashku me të atin. Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, rreth orës 23 një bandë prej katër personash, të maskuar si agjentë, ndaloi Mercedesin e futbollistit dhe pasi kishte rrahur të dy në makinë, morën në zotërim mjetin.

Menjëherë pas kësaj grabitësit u larguan. Pasi kanë marrë ndihmën e parë nga policia, Raul Moro dhe babai janë transportuar në spital. Policia është duke punuar për rastin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport itali lazio raul moro itali lazio raul moro

Sondazh

Poll