Sport

Milinkovic-Savic apo Berisha për portën? Trajneri i Torinos vendos: Ja kush është titullar

1 Prill 2022, 12:18 Nga DOSJA
Milinkovic-Savic apo Berisha për portën? Trajneri i Torinos vendos: Ja

ITALI– Nëse dy të dhëna janë një rastësi, tre të dhëna përfaqësojnë provë: kjo thënie nga Agatha Christie është perfekte për të shpjeguar hierarkitë e vendosura te Torino, në lidhe me rolin e portierit titullar. Një muaj më parë, portieri serb Vanja Milinkovic-Savic pësoi një dëmtim në gisht dhe humbi dy takimet me Bolognan dhe Interin. Etrit Berisha ra në sy me paraqitjet e tij dhe trajneri i Torinos, Ivan Juric në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes Salernitana-Torino do të shprehej.

“Milinkovic-Savic u paraqit mirë për një periudhë të gjatë, pastaj pati një rënie që duhet marrë gjithmonë parasysh. Pastaj luajti Berisha që bëri mirë ndaj Bologna-s dhe Interit. Synimi im është të vazhdoj me të”.
Në Salerno, pra Torino do të jetë sërish në dorë të Berishës, po ashtu i freskët nga 90 minutat e luajtura me fanellën e Shqipërisë në miqësoren ndaj Spanjës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport berisha juric serie a torino berisha juric serie a torino

Sondazh

Poll