Sport

Algjeria i kërkon FIFA-s të përsërisë ndeshjen me Kamerunin, dorëhiqet kreu i Federatës

1 Prill 2022, 10:10 Nga DOSJA
Algjeria i kërkon FIFA-s të përsërisë ndeshjen me

ALGJERI – Federata Algjeriane e Futbollit (FAF) ka bërë thirrje për përsëritjen e ndeshjes së dytë finale të “play-off”-it të Afrikës për Kupën Botërore të “Katar 2022” kundër Kamerunit, mes ankesave rreth vendimeve të arbitrit.

Algjeria u eliminua pas një humbje 1-2 në kohën shtesë të martën, me sulmuesin kamerunez Karl Toko Ekambi, që shënoi golin e fitores në minutën e 124-t. Në ndeshjen e parë, kampioni afrikan fitoi në Kamerun me 0-1.

Një deklaratë nga FAF, thuhet se ajo ka bërë një apel në FIFA lidhur me “arbitrim skandaloz që deformoi rezultatin.”

“FAF është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet e lejuara ligjërisht, për të rifituar të drejtat e saj dhe për të rinisur ndeshjen me kushte që sigurojnë ndershmërinë dhe paragjykimin e arbitrit,”– thuhet në një deklaratë në faqen në internet të FAF.

“FAF po kërkon gjithashtu hapjen e një hetimi nga organet e FIFA-s për të hedhur dritë mbi arbitrim e ndeshjes Algjeri-Kamerun.”

Ndërkohë, Charaf-Eddine Amara dha dorëheqjen si president i FAF, pas eliminimit të Algjerisë, së bashku me të gjithë byronë federale. FAF u kritikua ashpër pas “KO” të ‘gjelbërve’ dhe që atëherë thirrjet për dorëheqjen e presidentit të saj dhe byrosë federale të saj u intensifikuan.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport algjeria fiton kupen e afrikes botërorin e ardhshëm në katar komiteti olimpik algjerian algjeria fiton kupen e afrikes botërorin e ardhshëm në katar komiteti olimpik algjerian

Sondazh

Poll