Sport

Muaji i Ramazanit, si po evoluon futbolli në Prem.League për të ndihmuar lojtarët muslimanë

1 Prill 2022, 12:05 Nga DOSJA
Muaji i Ramazanit, si po evoluon futbolli në Prem.League për të

ANGLI– E shtuna përkon me fillimin e muajit të Ramazanit për muslimanët në mbarë botën, që zhvillohet për një muaj, duke përfunduar me festën e Bajramit më 2 maj. Agjërimi në Angli këtë muaj të Ramazanit do të fillojë nga ora 04:00 deri në 05:00 dhe do të përfundojë ndërmjet orës 19:30 dhe 20:30.

Kjo do të thotë se nga 52 ndeshjet e Premier League të planifikuara të zhvillohen në muajin e Ramazanit, janë nëntë ndeshje në mbrëmje në të cilat lojtarët mund të kenë nevojë të prishin agjërimin gjatë lojë. Sezonin e kaluar në takimin midis Leicester City dhe Crystal Palace në stadiumin King Power, pati një pushim për të lejuar mbrojtësin e Leicester, Wesley Fofana dhe mesfushorin e Crystal Palace, Cheikhou Kouyate të ushqeheshin.

Çfarë do të ndodhë këtë sezon?

Sezonin e kaluar, pati një marrëveshje jozyrtare midis kapitenëve për të lejuar një pushim të shkurtër në mënyrë që çdo lojtar musliman që duhej të ishte në gjendje të prishte agjërimin. Këtë sezon, megjithëse nuk ka pasur asnjë udhëzim zyrtar për ekipet e Premier Ligës pasi nuk ndikon në çdo ndeshje, kapitenët mund të kërkojnë përsëri një pushim për pije në një moment të përshtatshëm të lojës gjatë takimit të tyre.

Ja cilat janë ndeshjet që lojtarët do të përfundojnë agjërimin e ditës

E hënë, 4 prill: Crystal Palace – Arsenal (fillimi 20:00)

E mërkurë, 6 prill: Burnley – Everton (19:30)

E premte, 8 prill: Newcastle – ëolves (20:00)

E martë, 19 prill: Liverpool – Manchester United (20:00)

E mërkurë, 20 prill: Chelsea – Arsenal, Everton – Leicester, Neëcastle – Crystal Palace (të gjitha 19:45), Manchester City – Brighton (20:00)

E enjte, 21 prill: Burnley – Southampton (19:45)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli muaji i ramazanit premier league angli muaji i ramazanit premier league

Sondazh

Poll