Aktualitet

Ngacmim seksual, dhunë dhe kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë, vihen nën hetim 3 persona

1 Prill 2022, 11:03 Nga DOSJA
Ngacmim seksual, dhunë dhe kanabis! 7 të arrestuar në

TIRANË– Shtatë persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 63-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare në Tiranë. I arrestuar është dhe një 32-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Po ashtu, arrestimet e tjera janë kryer për veprat penale, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur e të tjera. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. F., 45 vjeç, pasi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 21 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- A. Q., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;- A. B., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;- D. P., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. S;– Sh. H., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit E. T., 20 vjeç, dhe A. S., 24 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi në Rrugën e Barrikadave, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit:- V. G., 35 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasen E. Gj., 29 vjeçe;- A. C., 26 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie në Kavajë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll