Aktualitet

Tragjedi në Serbi/Shpërthen miniera, 8 të vdekur dhe 18 të plagosur, ka ende të bllokuar

1 Prill 2022, 07:08 Nga DOSJA
Tragjedi në Serbi/Shpërthen miniera, 8 të vdekur dhe 18 të

SERBI-Një shpërthim metani ka ndodhur në minierën e Sokos në Sokobanjë të Serbisë mëngjesin e sotëm. Tetë minatorë kanë vdekur në minierën dhe 18 prej tyre janë lënduar, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Rodobljub Zhivadinoviç.

“Disa qendra përreth dërguan të gjitha ekipet e tyre që mundën, një pjesë e tyre transportohet në Spitalin e Përgjithshëm Aleksinac,”– tha Zhivadinoviç.

Nga shpërthimi humbën jetën minatorët Darko Zlatkoviq (43), Nenad Trivunac (37), Radovan Grujiq (47), Petar Petroviq (31), Branko Čokorilo (56), Branislav Zlatanoviq (55), Bratislav Zhivkoviq (59) dhe Bojan Stajiq. 34). Më i riu nga viktimat ishte një 31 vjeçar dhe më i madhi ishtë 59 vjeç.

Sipas mediave serbe, deri më tani nga miniera janë shpëtuar rreth 65 minatorë të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda në minierë. Rreth 20 minatorë kanë mbetur të bllokuar në një gropë nëntokësore pas një aksidenti mëngjesin e sotëm në minierën e Sokos në Sokobanjë.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë autoambulanca të cilët ka konfirmuar se kanë dërguar katër ekipe për t’u kujdesur për të lënduarit. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar për gjetjen e minatorëve që kanë mbetur akoma në minierë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Tragjedia e minierës, reagon Vuçiq: Nuk kam fjalë, Serbia sot vajton për humbjen e tyre

Detaje të reja nga shpërthimi në Serbi, familjarët presin në dëshpërim pranë spitaleve

Identifikohen viktimat nga shpërthimi i minerës në Serbi, më i riu 31 vjeç

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni shperthen miniera ne serbi shperthen miniera ne serbi

Sondazh

Poll