Aktualitet

Dyshohet si spiun! Mbyllen hetimet, SPAK dërgon për gjykim dosjen e iranianit

1 Prill 2022, 11:00 Nga DOSJA
Dyshohet si spiun! Mbyllen hetimet, SPAK dërgon për gjykim dosjen e

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundwr Korrupsionit dhe Krimit tw Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për shtetasin iranian Bijan Pooladrag , i cili dyshohet se kishte mbërritur në vendin tonë për qëllime spiunazhi. Hetimet ndaj tij kanë nisur që në vitin 2019, ndërkohë që arrestimi u bë në 2020-tën. Dyshohet se Pooladrag ka mbërritur në vendin tonë me qëllim përgjimin e muxhahedinëve që janë vendosur në zonën e Manzës.

Pooladrag akuzohet për veprat penale “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.196 të vitit 2019, për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuara nga nenet 230/a, 234/a , 265/a dhe 265/b të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag (shtetas nga Irani), pasi akuzohet se ka konsumuar elementet e veprave penale, “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga nenet 230/ç ,234/a/2, 293/a/1, 293/b/1, 293/c/1 dhe 293/ç të Kodit Penal. Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bijan pooladrag spak bijan pooladrag spak

Sondazh

Poll