Aktualitet

BLOFI! Policia: E arrestuam mbrëmë! SPAK: Bllako u kap në mëngjes (Mosbindja për vëzhgimin)

1 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA
BLOFI! Policia: E arrestuam mbrëmë! SPAK: Bllako u kap në

TIRANË– Policia e Shtetit ka dalë blof! Përmes njoftimit zyrtar Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri me dije se kishte kërkuar nga Policia e Shtetit që të mbajë në mbikëqyrje ish-deputetin Alqi Bllako dhe të raportonte lëvizjet e tij. Dhe në rast se ai do të tentonte për të kaluar matanë kufirit, policia kishte për detyrë të njoftonte Prokurorinë. Por, policia nuk e gjeti në shtëpi gjatë kontrollit, gjë që tregon se nuk e ka mbajtur nën vëzhgim ish-zyrtarin socialist. SPAK shtonte gjithashtu se arrestimi i Bllakos është bërë në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, fakt ky që bie në kundërshti më atë të policisë, që deklaroi se ish-deputeti ishte prangosur një natë më parë.

Njoftimi i SPAK:

Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LAJM KRYESOR:24 orë ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, orën e zgjodhi vetë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet alqi bllako policia e shtetit prokuroria e posacme kunder korrupsionit e krimit te organizuar arrestohet alqi bllako policia e shtetit prokuroria e posacme kunder korrupsionit e krimit te organizuar

Sondazh

Poll