Aktualitet

Çudira në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”! Dalja e emergjencës kthehet në biznes (FOTO)

1 Prill 2022, 10:35 Nga DOSJA

TIRANË– Pallati i sportit “Partizani”, që sot mban emrin “Asllan Rusi”, duket se po shfrytëzohet për të nxjerrë përfitime. Panorama raporton se në pjesën e pasme, e cila është kthyer në terminal për autobusët, është mbushur plot e përplot me kioskat e agjencive të udhëtimeve prej kohësh. Në pjesën e pasme është bllokuar edhe dalja e emergjencës.

Panorama shkruan se disa ditë më parë porta e tretë e sallës kryesore është mbyllur, në mënyrë që të shfrytëzohen për biznes privat edhe ato pak metra që kishin mbetur bosh.

Pallati i sportit është ndërtuar në vitin 1963, e për dekada me radhë ky ambient sportiv ka parë në parket legjenda të basketbollit, volejbollit apo edhe të sporteve të tjera.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll