Aktualitet

Bëri atentat ndaj 2 personave, ekstradohet në Shqipëri 27-vjeçari (EMRI)

1 Prill 2022, 09:43 Nga DOSJA
Bëri atentat ndaj 2 personave, ekstradohet në Shqipëri

TIRANË– Fatjon Vishka është shqiptari që pritet të ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë. 27-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në maj të vitit 2018, në qytetin e Peshkopisë, Vishka në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin Altin Mazarin dhe A. A. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë A. M. 

NJOFTIMI I POLICISË:

 Si rezultat i grumbullimit të informacioneve nga strukturat hetimore të DVP Dibër dhe shkëmbimit të tyre me Interpol Tirana dhe Interpol Paris, është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e një të kërkuari në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Dibër u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Fatjon Vishka 27 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin mazari ekstradim fatjon vishka altin mazari ekstradim fatjon vishka

Sondazh

Poll