Aktualitet

VENDIMI i Bordit: Ulet me 1 lekë çmimi i naftës në Shqipëri, shkon në 231 Lekë/litri

1 Prill 2022, 07:54 Nga DOSJA
VENDIMI i Bordit: Ulet me 1 lekë çmimi i naftës në

TIRANËNafta ka pësuar sërish ulje në treg në pikat e karburantit në vend! Nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera, ndërsa benzina ka pësuar një rritje të lehtë me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër. Çmimi i gazit ka rënë në 115 lekë/litri, nga 116 për litër që shitej në ditët e kaluara. Ky vendim u mor nga Bordi i Transparencës ditën e djeshme dhe do të jetë në fuqi edhe për ditën e nesërme. Bordi do të mblidhet sërish ditën e nesërme, me qëllim pasqyrimin në çmim të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

VENDIMI I BORDIT:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 31 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:
1. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:
• 219 Lekë/litri për gazoilin;
• 200 Lekë/litri për benzinën;
• 103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

2. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:
• 231 Lekë/litri për gazoilin;
• 212 Lekë/litri për benzinën;
• 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 1 Prill, deri në datë 2.4.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nafta ulet çmimi i naftës nafta ulet çmimi i naftës

Sondazh

Poll