Aktualitet

FAKTET nga Anila Hoxha: Pse policia nuk u bind e nuk e vëzhgoi Bllakon (Gjysmë të vërtetat)

1 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
FAKTET nga Anila Hoxha: Pse policia nuk u bind e nuk e vëzhgoi Bllakon

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë dy postim në Facebook në lidhje me vetëdorëzimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Ajo rendit disa fakte dhe kërkon llogari nga Policia e Shtetit e cila në fakt nuk i është bindur urdhrrt të Porkurorisë së Posaçme për të mmbajtur nën vëzhgim sih-zyrtarin.

Statusi i parë:

Fakt

Alqi Bllako nuk u gjet ne banese kur policet me vendim ne dore shkuan për ta arrestuar .

Fakt

Policia u kthye duar bosh, e turperuar gjate atyre oreve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh sic e ben perhere kur ska cfare thote. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.

Fakt

Vendimi per Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit te orarit zyrtar.

Fakt

Alqi Bllako u vedorezua dicka rreth orës 2 te mengjesit dhe ne ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur.

Fakt

Njoftimi zyrtar i policise eshte nje gjysem i vertete ashtu si shume gjysma te vertetat që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propagandistike

Fakt

Ky status nuk shkruhet per te shpetuar kolegët që raportuan dje ne kushte terri informativ, ndonese ka prokuror të medias, gjyqtar të medias, tre zyra shtypi policie. POR për te treguar se përse ju kolegë të dashur duhet ti mesoni ATA se telefonit të tyre nuk u bihet per gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë drejtori apo parakalim shefi. Ky status shkruhet për tu thënë atyre  #brravocuna , jeni njësha . Aman nxirreni Renean sot se eshte një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për tju zbardhur faqen dhe kesaj radhe.

Statusi i dytë:

Përse Policia e Shtetit nuk ju bind Spak dhe nuk e mbikëqyri Alqi Bllakon? Përse policia nuk e dinte adresen e tij dhe cilat ishin lëvizjet e tij përpara se të jepej vendimi i gjyqtares Irena Gjoka?  Ishte urdhëruar ta monitoronte të dyshuarin, cfare po bënin brravocunat , të pakompromisët dhe ligjdashësit? Të dërgosh policët me fletën e arrestit duke patur zero zero informacion, ne mos paaftësi është dicka tjetër. MOS ta gjesh të dyshuarin që u shfaq i gatshëm përmes lenies se mandatit dhe per 8 orë të vish vërdallë derisa Bllakos iu tek e shkoi vetë ne polici, në mos paftesi është dicka tjetër. Të mos respektosh ligjin për te informuar publikun ku i lakuar është një ish deputet, ne mos paaftesi është dicka tjetër. Se cfarë ka ndodhur, te dalë tja thotë publikut drejtori i përgjithshem Gledis Nano. Zoti Nano NUK është aty vetëm për te prerë shiritë marrëveshjesh për syze të falura, cimento për komisariatet e me the e te thashë.

LAJM KRYESOR:24 orë ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, orën e zgjodhi vetë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako anila hoxha arrestohet alqi bllako alqi bllako anila hoxha arrestohet alqi bllako

Sondazh

Poll