Aktualitet

Ekstradohet nga Gjermania Hekuran Marku, ish-truproja e Tahirit

1 Prill 2022, 09:35 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Gjermania Hekuran Marku, ish-truproja e Tahirit

TIRANË– Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është ekstraduar nga Gjermania drejt Shipëria shtatë muaj pas arrestimit të tij. Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021. Marku ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016. Përgjatë kësaj periudhe, sipas dosjes së SPAK, Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda.

Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës përmes operacionit “Shpirti”. Deda u prangos në Francë. Ky i fundit ka kërkuar azil politik, kërkesë që mund të shtyjë ekstradimin derisa shteti francez të shprehet për përfitimin e statusit të azilantit politik ose jo.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku saimir tahiri agustin deda hekuran marku saimir tahiri

Sondazh

Poll