Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mediat ‘zienin’ me raportime se Bllako ishte vetëdorëzuar, por darka nxorri të tjera përfundime. Policia e Shtetit shkoi në mbrëmje në shtëpinë ish-deputetit dhe doli duarbosh që aty. Nga ai çast nisi një ‘ping pong’ postimesh e reagimesh që tregonin se ish-deputeti kishte marrë arratinë. Fillimisht ishte një postim i bërë nga avokati i tij Sokol Hazizaj i cili përshëndeste ndjekësit me një foto nga avioni duke bërë që të gjithë të mendonin se ish-zyrtari kishte vendosur të mos i dorëzohej drejtësisë. Orët kalonin dhe Policia e Shtetit nuk reagoi zyrtarisht duke e lënë krejt të paqartë situatën, deri në mëngjesin e sotëm.
Sërish, ka kontradikta dhe këtë herë jo me lajmet e raportuara nga mediat që Policia e Shtetit i konsideron ‘të rreme’, por me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Përmes njoftimit zyrtar SPAK bëri me dije se kishte kërkuar nga Policia e Shtetit që të mbajë në mbikëqyrje ish-deputetin Alqi Bllako dhe të raportonte lëvizjet e tij. Dhe në rast se ai do të tentonte për të kaluar matanë kufirit, policia kishte për detyrë të njoftonte Prokurorinë. Por, policia nuk e gjeti në shtëpi gjatë kontrollit, gjë që tregon se nuk e ka mbajtur nën vëzhgim ish-zyrtarin socialist. SPAK shtonte gjithashtu se arrestimi i Bllakos është bërë në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, fakt ky që bie në kundërshti më atë të policisë, që deklaroi se ish-deputeti ishte prangosur një natë më pare e që nga mbrëmë ndodhej në Drejtori.
Një ditë më parë, GJKKO caktoi në mungesë masën e sigurisë të arrestit me burg për ish-deputetin socialist. Bllako dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja dërgoi edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet, por nuk veproi. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
`KODI OMERTA`- Pse Rama nuk lejoi heqjen e imunitetit për ta? Lidhja Tahiri-Koka-Bllako
BLOFI! Policia: E arrestuam mbrëmë! SPAK: Bllako u kap në mëngjes (Mosbindja për vëzhgimin)
FAKTET nga Anila Hoxha: Pse policia nuk u bind e nuk e vëzhgoi Bllakon (Gjysmë të vërtetat)
Bllako ‘përplas’ gazetarët, Qyno: Rama talli menderen! Hoxha: Dorëzohu se të shkrijmë
Arrestimi i Bllakos, SPAK: Policia e arrestoi në oën 03:30! Kërkuam ta mbanin në vëzhgim
Klodiana Lala: Bllako bëri lojë të ndyrë e pazar, Nano po bëhesh më rëndë se Veliu
Bllako bën xhiron e rrjetit! ‘Jam shëndoshë e mirë në Maldive’, Rama: Ik se u nisën
FOTO para arrestimit! Hoxha me avokatin e Bllakos: Iku me traget nga Durrësi apo nga mali?
Policia s’e gjeti në shtëpi, zbulohet ora që zgjodhi të vetëdorëzohej Bllako
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako nuk është arratisur, Policia: Është në drejtori
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Avokati i Nuredin Dumanit, Armand Tragaj është shprehur se 39-vjeçari ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve pasi nuk është në gjendje...
TIRANË– “Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka”. Kështu e nis njoftimin Ambasada Amerikane në Tiranë, duke thënë se sot shënohet dita e p...
KURBIN– Një banesë që merrej me kultivimin e lëndës narkotike në Kurbin. Në pranga ka përfunduar pronari i banesës me inicialet L.N, i cili kishte kryer l...
KUÇOVË– Stuhia e fortë e erës që ka kapluar vendin tonë që nga dita e djeshme ka shënuar viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. 31-vje&c...
TIRANË- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë kësaj fundjave moti do të jetë i paqëndrueshëm. Në parashikimin e SHMU, reshjet e shiut priten të jen...
DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka njoftuar se ka ngritur një grup pune dhe ka nisur hetimet për Kadastrën e Durrësit, në të cilën analiza zbuloi se ve...
TIRANË– Këto janë pamjet nga momenti kur kreu i Njësisë Administrative Kallmet Besnik Simoni mbërrin në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mori u pla...
TIRANË– Në Shqipëri do të hiqet masa e ndalimit të grumbullimeve. Kështu deklaroi ditën e sotme kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, n...
BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Otllak të Beratit pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit” ku dy mjete janë përplasur me njëri-...
LEZHË– Kreu i Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe autori Altin Marku, janë konfliktuar dhe në të shkuarën. Mësohet se autori ka marrë h...