Aktualitet

Tentoi të vriste dy persona në Itali, arrestohet në Berat 48-vjeçari

1 Prill 2022, 09:32 Nga DOSJA
Tentoi të vriste dy persona në Itali, arrestohet në Berat

BERAT- Policia e Beratit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkimkombëtar dhe ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje të dyfishtë” e mbetur në tentativë në Itali.

I arrestuari është 48-vjeçari Aleksandër Agaçi banues në qytetin e Fierit. Menjëherë u bër transferimi i tij në drejtorinë vendore të policisë Fier  për veprime të mëtejshme.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane.

Agaçi njihet si shqiptari me 4 emra, shtetasin Aleksandër Agaçi, Aalias Aleksandër Agaci, Palush Alushi apo me emrin grek Kusar Kusaris.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër agaçi policia e beratit aleksandër agaçi policia e beratit

Sondazh

Poll