Aktualitet

VIDEO- Momenti kur të rinjtë braktisin ML e i ikin policisë në Astir, plumba e xham i thyer

1 Prill 2022, 09:12 Nga DOSJA
VIDEO- Momenti kur të rinjtë braktisin ML e i ikin policisë

TIRANË– Ky është momenti kur dy të rinjtë që ndiqeshin mbrëmë (31 mars) nga policia në zonën e “Astirit” parkojnë makinën dhe largohen në drejtim të paditur. Videoja e publikuar nga Ora NeWs tregon pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë se të rinjtë e kanë parkuar mjetin para dy bizneseve, një servis dhe dyqan për makina me qira.

Ata dalin nga mjeti dhe nisen për tu larguar në këmbë rreth rrugës së Astirit por sapo kanë parë policinë janë kthyer sërish mbrapsh e ikin në drejtim të paditur.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e bizneseve por është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me autorët dhe as makinën.

Në mjetin “ML” që ishte marrë me qira u gjetën gjurmë plumbash dhe xhami i pasmë ishte i thyer. Rreth orës 00:53 minuta policia mori makinën me karrotrec për ta sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që nga dy të rinjtë nuk ka asnjë gjurmë ende. As Policia e Tiranës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet astir policia e tiranes te shtena ne astir astir policia e tiranes te shtena ne astir

Sondazh

Poll