Aktualitet

Klodiana Lala: Bllako bëri lojë të ndyrë e pazar, Nano po bëhesh më rëndë se Veliu

1 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
Klodiana Lala: Bllako bëri lojë të ndyrë e pazar, Nano po

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se vetëdorëzimi i ish-deputetit Alqi Bllako është bërë përmes një pazari me policinë e Shtetit. Në një status në Facebook, ajo i është drejtuar drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, me një reagim ironik, të cilin e krahason me paraardhësin e tij, Ardi Veliu.

 “Gledis Nano po behesh me rende se Ard Veliu. Te perqafon avokati i Alqiut,”- shkruan Klodiana Lala.

 “Prap gënjeu policia për dorëzimin e Bllakos?”, e pyet një komentues.

“Po genjeshter dhe e madhe. Ne 03.00 te mengjesit eshte vetedorezuar. Lajmet qe policia se gjen ishin korrekte. Policia ishte pjese e skenarit. Une per vete jam krenare, raportimet jane publike fale zotit. Është vetëdorëzuar në 3 të mëngjesit, bëri një ojë të ndyrë, pak Pazar dhe kaq,”- i përgjigjet Lala.

LAJM KRYESOR:24 orë ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, orën e zgjodhi vetë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako arrestohet alqi bllako klodiana lala alqi bllako arrestohet alqi bllako klodiana lala

Sondazh

Poll