Sport

‘Kisha firmosur’, Allegri tregon si i refuzoi ‘mbretërit’ e Europës për t’u kthyer te Juve

31 Mars 2022, 12:42 Nga DOSJA
‘Kisha firmosur’, Allegri tregon si i refuzoi

ITALI- Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në një intervistë për GQ Italia zbuloi një histori për rikthimin e tij në stolin e Juventusit verën e kaluar: “Unë kisha firmosur me Real Madrid, pastaj erdhi Juve dhe gjithçka ndryshoi”.Më pas në mëngjes telefonova Florentino Perez dhe i thashë se nuk do të shkoja sepse kisha zgjedhur Juventusin. Ai më falenderoi. Që kur më thirri Juventusi në maj, nuk kam pasur asnjë dyshim.

Në nivel profesional do të ishte kulmi i një rruge, sigurisht: Milan, Juve, Real. Por në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam vërtet i lumtur dhe krenar që kam drejtuar Milanin për katër vjet dhe tani që jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi. Realit i kam thënë jo dy herë – përsëriti ai – E para ishte kur rinovova me Juventusin: i thashë presidentit të Real që ia kisha dhënë fjalën Andrea Agnellit”.

Allegri: Moratas i thashë ‘mos lëviz nga këtu’

Në janar, trajneri toskan e bindi Moratën të qëndronte në Torino pavarësisht sirenave të Barcelonës: “Mbrëmjen që klubi mori Vlahovic, thirra Alvaron dhe i thashë: ‘Ti nuk lëviz nga këtu sepse tani me të, ti do të bëhesh një lojtar më i rëndësishëm’, e kështu ndodhi.

Të diskutosh për Moratan teknikisht është çmenduri; është normale që nëse i kërkon të bëjë gjëra që nuk është në gjendje t’i bëjë, ai mund të mos ecë në maksimumin e tij, por të mos harrojmë se ai është vënë në dispozicion të skuadrës dhe luajti për muaj të tërë në një pozicion që nuk ishte realisht i tiji”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri juventus real madrid allegri juventus real madrid

Sondazh

Poll