Sport

VD/ Fjalimi i Salah në dhomat e zhveshjes i shqetëson të gjithë, ministri i ndërpret fjalën

31 Mars 2022, 12:25 Nga DOSJA
VD/ Fjalimi i Salah në dhomat e zhveshjes i shqetëson të

EGJIPT– Futbollisti i Liverpool, Mohamed Salah, ka lënë të kuptohet se ai mund të tërhiqet nga Kombëtarja pas eleminimit nga Senegali në kualifikueset e Kupës së Botës. Futbollisti i Liverpool humbi një penallti në ndeshjen e së martës. Mënyra se si Salah foli në dhomat e zhveshjes shqetësoi jo vetëm tifozët egjiptianë, por edhe vetë Ministrin egjiptian të sportit, Ashraf Sobhi.

“Jam krenar që luaja me ju dhe ishte nder. Për këtë që ndodhi, askush nuk mund të na fajësojë, sepse humbëm përsëri me penallti. Nuk mund të them shumë, por ishte nder të luaja me ju,” tha Salah. Ministri egjiptian i Sportit, Ashraf Sobhi, megjithatë e ndërpreu atë duke i thënë: “Do të jesh aty”.

Salah ishte në shënjestër të tifozëve të Senegalit, fillimisht me lazer në fytyrë para se të gjuante penalltinë, ndërsa ai duhej të mbrohej nga stafi i sigurisë pasi shumë objekte u hodhën në drejtim të tij ndërsa ai u përpoq të largohej nga fusha pas ndeshjes.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egjipt liverpool salah egjipt liverpool salah

Sondazh

Poll