Aktualitet

PD lodër e pandarë!Basha e Alibeaj me rrjetet sociale,Berisha merr selinë e zyrën e shtypit

31 Mars 2022, 16:10 Nga DOSJA
PD lodër e pandarë!Basha e Alibeaj me rrjetet sociale,Berisha merr

TIRANE- Një vendim gjykate qëndron mbi kokat e demokratëve që ende nuk janë të kthjellët se nga duhet të shkojnë. Mbledhja e sotme e grupit parlamentar rihapi diskutimin se a duhet që Sali Berisha si një non-grata në SHBA të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar. Edhe pse “Rithemelimi” nuk e njeh si kryetar partie por vetëm si kryetar grupi, Enkelejd Alibeaj vazhdoi t’ju drejtohet deputetëve si kryetar. Mbledhja e sotme nuk pati asnjë dakordësi sesi do të bëhet opozitë përballë qeverisë, por vetëm një debat i vjetruar se a duhet të jetë Berisha ose jo në PD.

Gjendja është akoma edhe më e paqartë pas dorëzimit të selisë apo marrjes së saj nga grupi i Rithemelimit pas vendimit të Gjykatës. Njësoj si dy “pushtuesë”, janë ndarë edhe pjesët. Selia, zyrat dhe gjithçka fizike brenda ambienteve të Partisë Demokratike tashmë i përket grupit të Rithemelimit. Bashkë me zyrën e shtypit e cila tashmë e ‘pastruar’ drejtohet nga Floriana Garo. Nga ana tjetër, grupi “Basha” që është tkurrur në minimum, ka në dorë faqen e Facebook. Një mjet komunikimi me 332 mijë ndjekës vazhdon të përdoret nga zyra e vjetër e shtypit, ku pasqyrohen qendrimet anti-Berisha.

Njësoj pa reflektim është edhe ish-kryetari. Lulzim Basha vazhdon ta prezantojë veten para demokratëve, shqiptarëve dhe të huajve si kryetari i Partisë Demokratike në çdo rrjet social që zotëron edhe pse ka dhënë vetë dorëheqjen nga posti i tij.

Një konfuzim për demokratët në një rrethanë kur çështjet që do donin reagim opozitar dhe qytetar nuk janë të pakta.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj partia demokratike rithemelimi merr pd sali berisha enkelejd alibeaj partia demokratike rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll